Selami i replikon Mukit: Ti si hafëz na trego si ta tejkalojmë këtë gjendje?

Reagimi i Reis Ul Ulema Sulejman ef Rexhepit se nëse masat qeveritare nuk përfshijnë institucionet fetare në pakot e ndihmës, BFI nuk do të respektojnë vendimet qeveritare bëri bujë mediatike. Në mesin e tyre që reagoi ishte dhe Muhamed Zekiri nga rradhët e LSDM-së, i cili në komentin e tij vec kundërshtimeve shfaqte dhe kritika të pabaza. Në një kundër përgigje ndaj Zekirit ka reaguar dhe zv.drejtori i Agjencisë për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdul Selam Selami. Reagimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:

Marketing

Mulla Muhamed ti si Hafëz a po na tregon se si do mbijetoj këtë muaj një Imam i një Xhamije duke e ditur se Imamat të ardhurat i kanë nga xhemati dhe rrogë nga BIM !! Besoj se e dinë ma mirë se ne se vet je me profesion Hafëz !

“Ku ska pula mos ban ISH”-thotë populli por në vend se ta ngresh zërin të ju ndihmohet BIM edhe MPC se edhe ata njejtë si ne kanë familje dhe nvaren nga rroga ti del kundërshton !!!!

P.S. Jam kundër deklaratës për mosrespektim të urdhërave të Qeverisë por jam për të ju ndihmuar BIM dhe MPC