Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami, niofton qytetarët rreth kartelave për “naftë të gjelbërt”.
✅Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, i informon të gjithë bujqit që kanë dëmtuar ose humbur kartelat e vitit të kaluar për “naftë të gjelbërt”, më së voni, deri më 12 qershor, për tu paraqitur pranë Njësive Rajonale të MBPEU, prej ku u janë dorzuar me qëllim për tju pregaditur të reja.
✅Në këtë mënyrë, Agjencia do të ketë një pasqyrë për kartelat e cilëve përdorues janë të papërdorshme dhe me kohë, përmes operatorit ekonomik do të jetë në gjendje të krijojnë kartela të reja.
✅Kartelat e reja do t’u jepen edhe atyre bujqve që për herë të parë këtë vit kanë fituar të drejtën e përdorimit të kësaj mase.
Ata bujq që kanë fituar ligjërisht të drejtën e përdorimit të masës “naftë e gjelbërt” dhe kartelat e të cilëve janë në rregull, do të plotësohen me mjete të reja.
✅Këtë vit, përmes kësaj mase, përcaktohet 50% e kostos së prodhimit, e cila përcaktohet sipas metodologjisë, dhe 280.000.000 denarë do të kthehen në llogaritë e rreth 60.000 bujqve. Me këto mjete, ne ndikojmë drejtpërdrejt në uljen e kostos së prodhimit që kanë bujqit dhe kështu e bëjmë prodhimin bujqësor vendas më konkurrues në treg.