Selami: Ja si do të tëhiqen paratë e subvencioneve për prodhuesit e duhanit

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami,jep informacione shtesë për gjithë prodhuesit e duhanit që do tërheqin paratë e subvencioneve

Marketing

🔅Sot, Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, ka paguar në llogaritë e 19050 subjekteve 1 847 580 261 denarë, për të gjith personat fizik e juridik që kanë prodhuar dhe dorzuar duhan nga rekolta e vitit 2019 tek blerësit e regjistruar të duhanit.

🔅Në këtë periudhë të gjendjes së jashtzakonshme, treguam edhe njëher se prioritet i jonë është që tju dalim në ndihmë sektorit të bujqësisë dhe për tua paguar mundin e tyre në një kohë kur ata kanë më shum nevojë.

🔅Përshkak se gjindemi në këtë gjendje dhe duhet të kyqemi të gjith për të tejkaluar këtë situatë së bashku, MBPEU së bashku me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtsisë, Ministrinë e punëve të brendshme dhe AMFBZHR krijoi një model të pagesës që të mos krijohet rëmujë para bankave, në momentin kur pritet piku I virusit në vend.

🔅Tërheqja e parave të subvencioneve për ata të cilat kanë kartelë bankare mund të fillojë që nga dita e hënë 21prill prej orës 16:00 deri në ora 23:00 sipas listës që do ta ketë Ministria e Punëve të brendshme, me qka do tu mundësohet lëvizja këtyre bujqve edhe gjat orës policore që të mund ti marrin paratë e tyre.
Pagesa në sportelat e bankave do të bëhet 4 dit për personat të cilët nuk kanë kartelë bankare, edhe atë sipas rënditjes së alfabetit nga shkronja e parë e mbiemrit të personave fizik si dhe shkronja e parë e emrit të ndërmarrjes për personat juridik, dhe atë:
✅Me 21 prill grupa e 1rë që kanë mbiemër që ju fillon me shkronja nga A-D
✅Me 22prill grupa e 2të që kanë mbiemër që ju fillon me shkronja nga GJ-K
✅Me 23prill grupa e 3të që kanë mbiemër që ju fillon me shkronja nga L-R dhe
✅Me 24prill grupa e 4t që kanë mbiemër që ju fillon me shkronja nga C-SH.

🔅Apelojmë deri tek bujqit që të jenë të kuptueshëm dhe të ju përmbahen grupit të tyre të pagesës, që të gjithë së bashku të kontribojmë për shëndetin tonë dhe të tjerëve rreth nesh-thotë Selami.