Selami: Maqedonia lider në rajon për thithje të fondeve të BE-së në bujqësi

Sa i përket shfrytëzimit të fondeve për zhvillim ekonomik nga buxheti dhe fonde të BE-së, sektori i Bujqësisë është ai që ka kulmuar në këtë drejtim madje vendi është lider në rajon për thithje të fondeve nga BE, thonë nga Agjencia për Zhvillim Rural.

Marketing

“Masa 1 dhe 3 kishin buxhet 25 milion, mund të them që mbi 20 milion kemi vetëm si aplikacione që kanë marrë vendime dhe janë në realizim të projekteve dhe masa 7 që përfundoi para një muaji. Mbi 70 përqind të aplikacioneve janë të kompletuara dhe së shpejti do të dalin dhe rezultatet e para të masës 7. Për së pari herë ne nuk kemi paguar penale ndaj BE për mos shfrytëzim të fondeve dhe njëkohësisht jemi dhe lider në rajon për shfrytëzim të fondeve, vitin 2019 ishte shumë i suksesshëm në krahasim me ipard 1 dhe ky është dallim I madh ku në ipard 1 ka pasur 16 përqind shfrytëzim të mjeteve nga gjithsej 80 milion euro.”- tha Abdulselam Selami, zv.drejtor në Agjencinë për Përkrahje Financiare dhe Zhvillim Rural.

Në përfundim e sipër është dhe procedura e IPAR 3 e cila do të zgjasë nga 2021 deri 2027, njëkohësisht pritet dhe një masë e re subvencionimi nga BE ku aplikant do të jenë komunat duke konkurruar në mënyrë direkte për të shfrytëzuar mjetet për zhvillimin infrastrukturor të fshatrave.

Marketing