Selami: Me anë të reformave tatimore deri te investime kapitale, rrugë dhe shkolla!

Me ftesë të Ministrit të Financave Fatmir Besimi, ne si përfaqësues të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Drejtoria e Doganave, morëm pjesë në takimin e tretë me radhë, pas takimeve me gazetarët si dhe takimi me përfaqësues të OJQ-ve dhe Odat Ekonomike, kësaj radhe realizuam takimin me ekspertët, dekanët, rektorët dhe profesorët universitar, për të biseduar dhe për ta shpalosur konceptin e reformave në sistemin tatimor.
🤝Duke mbajtur takime me grupet e ndryshme të interesit mund të bëjmë një sistem tatimor më efikas.
✅️Qëllimi i këtyre reformave nuk është rritja e shkallës së tatimeve, por reformimi i bazës, ku të gjitha kategoritë do të jenë transparente para tatimeve.
✅️Me këto reforma do të ndikojmë në rritjen e të ardhurave fiskale në buxhet për afër 0.4% nga dy tatimet (tatimi personal dhe tatimi i fitimit), kurse projekcionet për TVSH-në ende nuk janë kalkuluar.
✅️Gjithashtu, me reformat do të kemi transparencë më të madhe tek tatimi i drejt, zgjerimi i bazës tatimore dhe tatimi i gjelbër.
✅️Luftë e pakompromis ndaj ekonomisë gri.
➡️Republika e Maqedonisë së Veriut ka tatime më të ulta në krahasim me vendet e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.
✅️Qëllimi i këtyre reformave është të rritet buxheti, për të mundësuar investime të reja kapitale si në infrastrukturë, ashtu edhe në shkolla dhe çerdhe dhe investime tjera për të ngritur standardin jetësor të qytetarëve të RMV-së. 🚧🛣🏢🏨🏫
🤝Ministria e Financave e RMV-së do të vazhdojë edhe më tej me takimet e tilla me grupet tjera të interesit që janë të lidhur me sistemin tatimor.

Marketing
Marketing