Edhe Drejtori ekzekutiv i SH.A. “Ekonomia e Ujërave” Ilmi Selami ka reaguar ndaj shkrimit të Arben Taravarit, pas rizgjedhjes së Ali Ahmetit në krye të BDI.
Në kongresin e djeshëm pati mysafirë e përfaqësues të partive politike më të rëndësishme nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Maqedonia e veriut pati përfaqësues vetëm nga PDSH (Partia Demokratike Shqiptare) dhe RDK (Rilindja Demokratike Kombëtare)
Këto të tjerat, asnjë !
Alloooo!!! Për kongres flitet !!!
Ka diçka që ju nuk e njihni e që për ju është fanta-shkencë: KULTURË POLITIKE APO SJELLJE DEMOKRATIKE.
Mandej ju dilni e shitni kopalla se jeni më të mirë për ta përfaqësuar popullin!!! Sa të tejdukshëm që jeni!
Dhe me që ra fjala, o taravar dhe ju taravarët e tjerë, si ua mbanë goja të na kritikoni që e rizgjodhëm liderin e shqiptarëve për Kryetar të Partisë sonë. Ne veç tjerash e rizgjodhëm edhe sepse është fitues serik i zgjedhjeve që nga viti 2002.
Po ju!? Ju i rizgjidhni kryetarucat e juaj edhe pse pësoni humbje serike, në vend se t’u kërkoni përgjegjësi.
Andaj mos u merrni me punët tona. Shikoni punët tuaja. Ju oborrin tuaj e ne tonin!
Ngadalë e pa hyxhym!, ka shkruar Selami në facebook.