Selami: Në DAP me Ligjin e votuar sot avancohen 140 shqiptarë me 30% rroga më të larta

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u miratua Propozim Ligji për Ndryshimin e Ligjit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike.
Me ndryshimet e ligjit tash më do të kemi një ligj që i përmbush standardet Europiane, si shtet i cili është në prag të anëtarësimit në UE.
Dua të shfrytëzoj rastin të falenderoj drejtoreshën Sanja Llukarevska, për bashkëpunimin e sinqertë, për të gjitha çështjet që kishim në DAP, si dhe për këtë Propozim Ndryshim të Ligjit të DAP.
Me ndryshimet e Ligjit, përveç tjerash, janë paraparë edhe ndryshimet e statusit të nëpunësve shtetërorë në nëpunës tatimorë, i cili do t’ju mundësojë avansime dhe paga më të larta të përllogarritur sipas bodit të nëpunësve tatimorë, gjë që ka të punësuar që 15 vite presin këtë avancim!
Urime na qoftë të gjithëve ky Ligj i rëndësishëm, si për Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ashtu edhe për shtetin në përgjithësi!

Marketing