Selami: Në DAP nga 8% të punësuar shqiptarë, për 1 vit arritëm 25% dhe avansuam në vendet udhëheqëse!

Në emisionin Ritmi i ditës, në TVM2, sot zëv.drejtori i DAP deklaroi se nga momenti që ai është emëruar zëv.drejtor në këtë institucion, është arritur 25% i të punësuarve shqiptarë, si dhe avansim në vendet udhëheqëse në drejtorinë e Shkupit dhe në drejtorotë tjera rajonsle. Ai duke folur për punët e realizuara për këtë vit kalendarik, theksoi se edhe përskaj vështirësive që u shkaktuan nga pandemia, arritëm të realizojmë të gjitha aktivitetet e parapara për këtë vit, edhepse jo me dinamikën e planfikuar, punët kanë rjedhur pak më ngadalë. DAP është në fazën e digjitalizimit të tërësishëm dhe deri më tani pjesërisht është digjitalizuar, por siç premtoi Selami, viti 2022 do të jetë sfidë për digjitalizim të tërësishëm, me te vetmin qëllim, qasje më të lehtë për qytetarët dhe obliguesit tatimorë.

Marketing

Selami gjithashtu foli për bashkëpunimin me institucionet tatimore të Rajonit, me atë të Kosovës ku dhe kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira dhe në fazë përfundimtare është përpilimi i Memorandumit me R. e Shqipërisë i cili së shpejti do të nënshkruhet nga dy palët. Zëv.drejtori i DAP bëri apel deri te qytetarët ta zbresin aplikacionin TVSH-ja ime, të kërkojnë llogarritë e tyre fiskale, ti skanojnë ato dhe në këtë mënyrë do të ndihmojnë arkën e shtetit por edhe buxhetin e tyre familjar me kthimin e TVSH-së.

Intervsita e plotë në linkun më poshtë: