Selami në Iftar me shoqatën e personave me nevoja te veqanta SOS vita

Iftari me personat me nevoja të veçanta, më i veçanti në këtë Ramazan!

Marketing

Sofra e Iftarit ka simbolikën e bashkimit dhe gëzimit për shpresën që Zoti na e ka pranuar agjërimin dhe na ka shpërblyer me begatitë e tij në sofër!

Një nga iftaret më të veçanta të këtij Ramazani, ishte sonte në Sofrën Tradicionale të Iftarit bashkë me anëtarët e Shoqatës SOS Vita – Shkup e udhëhequr nga Kryetari Ertan Shaqiri.

Muaji i bekuar i Ramazanit është muaj i mëshirës, muaj i bamirësisë dhe i solidaritetit, andaj të jemi bashkë dhe përkrah atyre që kanë nevojë për ne, të zgjasim dorën e mëshirës dhe përkrahjes për të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen tonë dhe në veçanti personat me nevoja të veçanta!

Faleminderit për ftesën dhe respektin SOS -Vita!