Ballina Aktuale Selami në Sllupçan promovoi programet për zhvillim rural

Selami në Sllupçan promovoi programet për zhvillim rural

Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami sot së bashku me deputetët e zonës dhe kreun e komunës së Likovës qëndruan në Sllupçan.

Marketing

Në takimet me qytetarët Selami i informoi ata me programet për zhvillim rural.

Sot ishim në Komunën e Likovës në fshatin Sllupçan bashkë me Kryetarin e komunës së Likovës z. Erkan Arifi , deputetët e zonës z. Ejup Alimi dhe z. Rexhail Ismaili dhe sekretarin shtetëror në Ministrin e bujqës z. Nefrus Çelikut.

Takim produktiv me banorët e kësaj ane , duke e ditur që punë primare e banorëve të Sllupçanit është bujqësia kishim biseda të mira rreth programeve për zhvillim rural si dhe masat që dalin prej saj.

Ishim në inspektim të rrugëve disa që vetëm se kanë filluar , si dhe rruga që lidh Sllupçanin me varrezat e cila së shpejti do fillon me punime që finansohet nga Agjencia për përkrahje financiare dhe zhvillim rural.

Nder i veçantë ishte që na u dha edhe fjala në xhamin e fshatit në Sllupçan nga hoxha i xhamisë.

Marketing
Exit mobile version