Zv/drejtori i DAP-it Abdulselam Selami sot realizoi takim pune me delegacionin, gjegjësisht bordin e Drejtorëve nga Spitali Univerzitarë në Turqi “İstinye Üniversitesi Gaziosmanpaşa Medical Park”.
Spital me renome dhe shumë i njohur në Turqi dhe më gjërë.
‘Në takim bashkbiseduam për mundësit e tyre për të investuar në vendin tonë, si dhe ju shpjegova klimën e volitshme të taksave për Investitorët e jashtëm , mundësit dhe ndihmën që ofron Qeveria për Investitorët e jashtëm.
Takim i frytshëm dhe shpresojmë në investimin e “İstinye Üniversitesi Gaziosmanpaşa Medical Park” në Republikën e Maqedonisë së Veriut’-thotë Selami.