Selami : Nënshkruam 7 kontrata e para për furnizim me bagëti me kofinansim deri në 65%(Foto)

Sot u nënshkruan kontratat e para për furnizim me bagëti mbarështuese.Vlera maksimale e kostove të pranueshme për një person është deri në 6.5 milion denarë.
Për të rritur kopetë dhe renovuar ato prej këtë vit për masën Furnizim me bagëti mbarështuese ne kemi rritur në mënyrë drastike përkrahjen dhe në vend të 14 milion denarëve të vetëm tani kemi 151 milion denarë në dispozicion.
Vetëm me 7 kontratat e ditës së sotme, aplikantët do të mund të furnizohen me rreth 500 kokë bagëti dhe atë të rasës Holstein dhe Simental, si dhe të rasës Angus nga i cili përfitohet mish cilësor, dele Asaf dhe racat e tjera të bagëtive që do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e prodhimit vendas, qumështit, por edhe do të shtohet fondi vendas blegtorial.
Sot u nënshkruan 7 nga gjithsejt 70 aplikime të aritura për Furnizim me bagëti mbarështuese. Përmes kësaj mase janë në dispozicion 151 milion denarë, mjete të cilat janë siguruar nga Programi i Zhvillimit Rural. Mbështetja totale financiare vetëm e shtatë kontratave të sotme arrin në rreth 22 milion denarë.
Aplikantët që kanë të drejtë dhe do të mbështeten nga kjo masë, do të jenë në gjendje të marrin një kthim prej 50 deri në 75% të investimit të tyre të përgjithshëm. Me këtë masë, aplikantët do të jenë në gjendje të blenë pedigre femra dhe meshkuj për kokë dhi, pedigre të larta demi (duke përjashtuar rasën Busha), pedigre mashkuj dhe femra për kokë dele me prejardhje nga organizata të njohura ose të importimit.

Marketing