Selami: Nga sot nisin me punë 101 administratorë në DAP

Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami jep lajmin e shumëpritur për punësimin e 101 administratorëve në këtë Drejtori. Ai u uroi të gjithë të punësuarve punë të mbarë në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara në vendin e punës.

Marketing

Postimi i plotë:

Nga sot nisin me punë 101 administratorët të pranuar me Marrëveshjen Kornizë, sipas Programës K-5 nga Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për të cilët Drejtoria për të Ardhurat Publike me sistematizim siguroi vendet e tyre për punë.

Si zëv. Drejtor i DAP, dua të shfrytëzoj rastin që të gjithë të punësuarve t’ju uroj shëndet të plotë, fillim dhe punë të mbarë në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të përcaktuara në vendin e punës.

Të jesh pjesë e stafit të Drejtorisë për të Ardhurat Publike është privilegj dhe nder, por gjithashtu dhe përgjegjësi e lartë morale dhe shoqërore, për tu shërbyer qytetarëve të RMV në mënyrë të drejtë dhe korrekte.

Nga sot, për të gjithë këta 101 të punësuar hapet një mundësi e re për sfida të reja për tu dëshmuar profesionalisht dhe për të hapur horizonte tjera në jetën profesionale. Uroj që me të gjithë të punësuarit të kemi bashkëpunim të mirë duke garantuar trajtim të barabartë dhe korrekt për të gjithë.
Ju priftë e mbara!

Marketing