Arturo Vidal shtrihet në spital, rezulton pozitiv me Covid-19

Arturo Vidal pritet të mungoj në Coppa Amerika për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Marketing

Mesfushori i Kombëtares së Kilit është shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Vidal përmes rrjeteve sociale ka treguar se është infektuar me virusin Covid-19.

“Fatkeqësisht në kontrollet e sotme dola të jem pozitiv me Covid”, ka thënë Vidal.

Kili para Copa Amerika do t’i luaj dy ndeshje para-kualifikuese për Kupën e Botës ‘Katari 2022’, ndaj Argjentinës dhe Bolivisë.

Marketing