Selami: Njësitë rajonale të MBPEU në dispozicion edhe gjatë fundjavës për aplikim për subvencione nga Programa për pagesa direkte për vitin 2020

Zv.drejtori i Agjensionit për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural  Abdulselam Selami përmes një postimi në fesjbuk, informon se Njësitë rajonale të MBPEU në dispozicion për qytetarët do të jenë  gjatë fundjave për të aplikuar për subvencione nga Programa për pagesa direkte për vitin 2020.

Marketing
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave për aplikim për subvencione për Programin e pagesave direkte skadon në fund të këtij muaji, përkatësisht 31.07.2020.
✅Për të përmbushur nevojat e të gjithë bujqve që duan të aplikojnë për subvencione, të gjitha Njësitë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të punojnë edhe gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) deri në afatin e fundit për paraqitjen e aplikimeve.
✅Dorëzimi i kërkesave mund të bëhet në mënyrë elektronike, përkatësisht në mënyrë të pavarur nga aplikantët duke u regjistruar në sistem në web faqen e internetit www.ipardpa.gov.mk, ku është vendosur edhe udhëzuesi i aplikimit.
✅Ata bujq që nuk mund të paraqesin kërkesa në mënyrë elektronike ose kanë nevojë për ndihmë për plotësimin e kërkesave elektronike, mund të kontaktojnë Njësitë Rajonale të MBPEU, në të gjithë vendin, të cilat janë në dispozicion të tyre për çdo gjë që i intereson në lidhje me paraqitjen e kërkesave. Në web faqen e internetit të MBPEU, janë të publikuar numrat e telefonit të drejtuesve të të gjitha njësive rajonale të MBPEU, në mënyrë që bujqit të kenë mundësinë për të kërkuar ndihmë përmes telefonit- thotë Selami.