Selami: Nuk kemi problem me regjistruesit shqiptarë, problem është me regjistruesit maqedonas në komunat e Shkupit

Zëvendës drejtori I Entit për Statistikë Shtetërore Ilmi Selami, thekson se nuk kemi problem me regjistruesit shqipëtarë, problem është në komunat e Shkupit me regjsitruesit maqedonas.

Marketing

“Regjistrues shqipëtarë aty ku janë paraparë në bazë të regjistrimeve nga viti 2002 janë marrë edhe përqindjet, ne nuk kemi problem me regjistruest shqipëtarë, por, ka problem numrin e regjistruesve zakonisht në rajonet ku jetojnë turq, rom dhe kombësi tjera, dhe kryesisht ka problem me regjistrues maqedonas. Ka mungesë të madhe në komunat e Shkupit të regjistruesve maqedonas, në komunën e Çairit kemi 30 maqedonas për regjistrim , dhe kjo e bënë të ngadalësojë procesi I regjistrimit sidomos në Çair, kemi edhe në Strumicë numër të vogël të regjistruesve. Mirëpo, ato janë gjëra të cilat drejtoria është duke I zgjidhur në ecuri e sipër. Kishim një mungesë të regjistruesve shqipëtarë në Kërçovë dhe në Strugë ku e kemi tejkaluar pasi dje dhe pardje janë mbajtur trajnime të tyre, dhe sot janë inkuadruar bashkë me të tjerët në teren”, thotë Selmani.