Si drejtor i Byrosë për Metrologji të RMV-së, kam nderin dhe kënaqësinë të jem prezent në takimin vjetor të EURAMET TC-Q- Komiteti Teknik për Kualitet , që po mbahet në Bern, të cilin e organizon METAS – Instituti Federal i Metrologjisë së Zvicrës.
Ky takim, i cili do të zgjatë tre ditë, ka për qëllim të prezantohen sistemet për kualitet të anëtarëve të EURAMET, ku do të shkëmbehen edhe përvojat dhe praktikat e mira nga ana e pjesëmarrësve.
Anëtaret e EURAMET kanë për obligim që çdo 5 vjet të raportojnë për punën e tyre në këto takime vjetore. Byroja për Metrologji e Republikës së Maqedonisë së Veriut është anëtare e plotfuqishme e EURAMET, që nga viti 2010.