Selami: Puna është me shku ‘ALL IN’

Drejtori ekzekutiv i SH.A. “Ekonomia e Ujërave” të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ilmi Selami në një publikim në fejsbuk, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 15 korrikut thotë se liderët , vetmi spejgim se pse nuk pranohen rezultatet e zgjedhjeve,është shpresa për ta ruajtur disi kariken e kryetarit të partisë që ka dalur humbëse në zgjedhje

Marketing

Sipas Selamit ,dorëheqje përveç liderëve humbës, duhet të  japin   edhe personat në kryesi dhe ekipeve të tyre.Më poshtë postimi i plotë i Selamit:

I vetmi spjegim pse nuk pranohen rezultatet zgjedhore është ymyti/shpresa për ta ruajtur disi kariken e kryetarit të partisë që ka dalur humbëse në zgjedhje. Pra, puna është me shku ALL IN .Nëse nuk bëhet diçka për arsyetim atëherë në rend dite vjen çështja e përgjegjësisë së liderit për zgjedhjet e humbura, jo vetëm të fundit por disa me rradhë. Në të vërtetë asgjë nuk do të ndodhë përveç disa rropatjeve në tenxhere të zbrazët dhe kaq. Ajo që duhet në të vërtetë të ndodhë është veprimi i shumpritur demokratik: DORËHEQJE jo vetëm e liderëve humbës por edhe e kryesive dhe ekipeve të tyre. Ju duhet të jeni në kërkim të udhëheqësve fitues. Nuk prishet dynjaja pa sela, taravara e afrima. Dynjaja pa to në politikë mund vetëm të ndreqet.