



Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave, Ilmi Selami në një linjë direkte për Alsat deklaroi se procesi i regjistrimit në vend është përmbyllur me sukses.
Selami tha se kanë arritur të regjistrohen gjithsejtë 1.836.000 qytetarë si dhe 204.239 persona të regjistruar në diasporë, që sipas Selamit është shifër zhgënjyese, sepse sipas të dhënave të Entit të Statistikave në diasporë ka diku mbi 400 mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.