Selami: RMV, lider rajonal i shfrytëzimit të fondeve IPARD

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami, shprehet se vitet e fundit ka një vetëdijesim që ka çuar në interesim të jashtëzakonshëm nga ana e bujqve për shfrytëzim të këtyre fondeve.

Marketing

“Viti 2019 ta quaj se ishte viti i IPARD fondeve për shkak se Maqedonia është lider në rajon për shfrytëzimin e këtyre fondeve. Për dallim nga IPARD 2 që ishte nga viti 2007-2013 nga ky i fundit dallimi ishte 100 shumë më i madh. Interesimi është tek bujqit dhe se bujqit po vetëdijesohen që këto fonde u takojnë atyre.”,- deklaroi zëvendësdrejtori i Agjencisë Për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural , Abdulselam Selami.

Selami porositi bujqit të kenë kujdes gjatë përgatitjes së dokumentacionit, pasi afati plotësues tani e tutje nuk do të ekzistojë fare.

“Me rëndësi është se duhet cekur se në këtë konkursin e fundit ne pranojmë vetëm dokumentacion komplet, ata të cilat nuk i përmbushin kushtet nuk do të kenë afat si më parë për të kompletuar dokumantacionin. Kësaj radhe ata që nuk kanë dokumentacion të kompletuar kërkesa do t’iu refuzohet.”,- tha zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami.

Thirrja që vazhdon të mbetet e hapur për bujqit është ajo për modernizim të makinerisë bujqësore, thotë Lelami, sipas të cilit, konkurse të ngjashme që do t’i kontribuojnë zhvillimit të bujqësisë do të vazhdojnë.

Marketing