Selami: Rretho JO për dhunën ndaj grave në politikë!

Fushatës së NDI (Instituti Demokratik Nacional) “Rretho JO për dhunën ndaj grave në politikë”, i është bashkangjitur edhe zv/ drejtopri i DAP-it Abdulselam Selami.Përmes një publikimi në fejsbuk Sealmi
shkruan se gratë janë të rëndësishme si në jetën shoqërore, ashtu edhe politike, ndërsa inkurajon që asnjëherë të mos heqin dorë nga ëndrra e tyre dhe bashkërisht t’i ndryshojmë fenomenet që shfaqen në shoqëri, të cilat dëmtojnë jo vetëm autoritetin dhe fuqinë e gruas në jetën shoqërore, por edhe funksionimin normal të një shteti demokratik.

Marketing

Ja postimi i plotë i Selamit:

Me respekt të plotë ndaj çdo gruaje, i bashkangjitem fushatës së NDI (Instituti Demokratik Nacional) “Rretho JO për dhunën ndaj grave në politikë”.
Gratë janë të rëndësishme si në jetën shoqërore, ashtu edhe politike. Dhe duke e ditur rëndësinë e tyre, inkurajoj që asnjëherë të mos heqin dorë nga ëndrra e tyre dhe bashkërisht t’i ndryshojmë fenomenet që shfaqen në shoqëri, të cilat dëmtojnë jo vetëm autoritetin dhe fuqinë e gruas në jetën shoqërore, por edhe funksionimin normal të një shteti demokratik.
Gratë janë partnere dhe bashkëveprimtare tona dhe si të tilla bashkë me ne burrat, si në çdo pore tjetër të shoqërisë, ashtu edhe në politikë duhet t’i përkrahim dhe të mos lejojmë të jenë viktimë e çfarëdo lloji të dhunës.

Njëherit, ftoj të gjithë kolegët e mi, udhëheqës në funksione të ndryshme, fillimisht ata të partisë që unë i takoj, por edhe të partive tjera të pozitës dhe opozitës, të sigurojnë që partia e tyre të ndërmarrë veprime për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave në politikë dhe të promovojnë të drejtat e njeriut si një prioritet kyç në dokumentet e poltikave të tyre.

Vetëm bashkë dhe të vendosur mund të arrijmë të zhdukim çdo dukuri që dëmton dhe rrezikon integritetin e gruas, vlerat morale dhe autoritetin e saj!

Marketing