Selami: Rruga drejt Kitkës mundësi e re për zhvillimin e Karshiakës

Ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë për Financimin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Abdul Selam Selami, ka ndarë një status në Facebook duke i falenderuar autoritet qeveritare për vazhdim e rrugës fshati Ujë i Kuq – Kitkë. Ai ka rikujtuar ndërtimin e rrugës që lidh Koliçanin e Epërm dhe fshatin Uji i Kuq, një projekt i realizuar në vitin 2020 gjatë mandatit të tij në gjatësi prej 3 km.

Selami shprehet i lumtur që punimet për këtë rrugë po vazhdojnë, duke e cilësuar si një projekt kyç për kthimin e jetës në fshatrat Uji i Kuq, Paligrad dhe Alldincë. Ai thekson rëndësinë e shfrytëzimit të kësaj zone natyrore për projekte zhvillimi dhe përmirësimi të infrastrukturës rurale.
“Uroj që veprat e mira të vazhdojnë për Karshiakën! Falënderim për autoritetet që kanë vazhduar ndërtimin e kësaj rruge,” shkruan ai në statusin e tij.

Selami gjithashtu nënvizon se për të përfunduar plotësisht këtë rrugë, nevojiten edhe 3-4 kilometra për ta lidhur me fshatin Jabollçishtë, një segment që do të lehtësonte ndjeshëm lëvizjen dhe do të ndihmonte shqiptarët e Velesit. Ai shpreson që edhe ky projekt të realizohet sa më shpejt.

Ky investim në infrastrukturë është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin ekonomik të zonave rurale të Karshiakës.

Marketing