Selami siguron bujqit: Subvencionet janë paguar me kohë dhe do të vazhdojnë të paguhen!

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami, njofto se edhe përukndër gjendjes së virusit korona në shtet, ky instutucion vazhdon me punë.Selami, në rrjtin social fejsbuk siguron bujqit se subvencionet janë paguar me kohë dhe se do të vazhdojnë të paguhen.Ja postimi i tij i plotë:

Marketing

Vazhdojmë të kryejmë punët tona, por dhe të kujdesemi për shëndetin tonë
Të dashur bashkëqytetarë, shumë të respektuar bujqë
Në këtë situatë të vështirë që po ndodhet gati se e gjithë bota dhe vendi jonë gjithashtu, me pandeminë e përhapur të COVID-19, ne si Agjenci për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, vazhdojmë ti kryejmë obligimet tona si institucion, por në të njëjtën kohë me kujdes respektojmë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Me këtë postim, dua të ju siguroj të gjithë ju që keni aplikuar për subvencionet e parapara me Programë se të njëjtat pagesa janë bërë me afat dhe do të vazhdojnë të paguhen edhe nē periudhën në vazhdim. Ajo që në këto momente më me rëndësi është shëndeti juaj dhe të afërmve. Andaj, të koncentrohemi bashkë në kujdesin dhe higjienën maksimale, të zbatojmë instrukcionet dhe këshillat e institucioneve përkatëse dhe sa më shpejtë të dalim nga kjo situatë e vështirë për të gjithë ne. Assesi nuk ka vend për shqetsim, por për kujdes PO dhe Ju lus që bashkërisht ta tejkalojmë këtë gjendje dhe sa më shpejti ti kthehemi normalitetit, si dhe planeve dhe punëve që po na presin!
#bashkëmundemitiadalim
#kujdespërveten
#kujdespërtëafërmit-thotë Selami