Zëvendësdrejtori i drejtorisë së të ardhurave publike, Abdul Selam Selami ka mirëpritur në takim gjatë ditës karateistin Driton Halimi, pas suksesit që ky i fundit arriti sukses në “Sofia Open”, njofton indeks.mk
Selami ka shkruar se Halimin e pret edhe një garë shumë e rëndësishme Ndërkombëtare e cila mbahet në Çaçak të Serbisë, njofton se në të do të marrin pjesë përfaqësues të shumë shteteve Evropiane.
“Në takimin e sotëm me Driton Halimin bashkëbiseduam për sfidat dhe planet e ardhshme dhe i urova sukses në garrën në Çaçak duke mos fshehur besimin tim se do të na kthehet nga atje edhe me një medalje! Gjithmonë krenar me sukseset e tua Driton, të priftë e mbara!”, ka shkruar Selami