Selami: Të bësh politika ditore në kurriz të qytetarëve në këtë krizë shëndetësore-ekonomike, nuk është as politikë e as solidaritet!

Zv/drejtori i Drejtoris për të ardhura publike (DAP) Abdulselam Selami nëpërmjet rrjetëve sociale ju ka reagur deputetëve të opozitës se në vend të votojn paketën ekonomike ata meren me politika ditore në kurriz të qytetarëve në këtë krizë shëndetësore-ekonomike, nuk është as politikë e as solidaritet!

Marketing

Reagim!

Të bësh politika ditore në kurriz të qytetarëve në këtë krizë shëndetësore-ekonomike, nuk është as politikë e as solidaritet!

Të nderuar deputet opozitar!
Të konstatoni se qytetarët janë në gjendje të durojnë pa mbështetje financiare në këtë krizë që ka kapluar botën dhe ky konstatim të bazohet nga komunikimi me aktivistat tuaj, është me të vërtetë punë axhamie.
Si zëv.drejtor i DAP, Drejtoria e cila zbaton Masat e antikrizës, apo konkretisht Masat për mbështetje financiare për punëdhënësit dhe person i cili çdo ditë në mënyrë direkte komunikon me përfaqësuesit e kompanive, mendoj se konstatimet i keni totalisht të gabuara. Ju lutem, politikat tuaja ditore mos i vendosni në kurriz të qytetarëve që në këtë krizë ekonomike po luftojnë për të siguruar nevojat elementare. Ju lutem për poena tuaja politike mos u bëni shkaktar i falimentimit të shumë kompanive të cilat për momentim mbijetojnë nga mbështetja financiare që kjo Qeveri i ndau në periudhën e kaluar dhe çdo dit presin mbështetjen që ju po ua mohoni.
E kuptoj ambicjen tuaj si deputet të jeni aktiv me deklarata dhe populizëm, por kur qytetarët i prekni në kafshatën e bukës ta dini se këtë nuk ua falin.
Ju ftoj edhe një herë, në emër të qytetarëve, punëdhënësve dhe punëtorëve që ushqejnë familjet e tyre dhe në emër të solidaritetit njerëzor, të mendoheni edhe një herë për politikat tuaja që mbajnë në peng gjendjen financiare të mijëra familjeve dhe qindra kompanive në vend!/aktuale.mk

Marketing