Selami: U paguan mbi 98 milion denarë subvencione për të gjithë bujqit e regjistruar

Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar rreth 98.3 milion denarë në llogaritë e 4,207 subjekteve për masën Ndihmë plotësuese prej 20% për bartësin e ekonomisë bujqësore të regjistruar si kryerës të veprimtarisë bujqësore në përputhje me Ligjin për kryerjen e aktiviteteve bujqësore ose është regjistruar si një bujk individual sipas Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor.

Marketing

Të drejtë shfrytëzimi të mjeteve kanë të gjitha ekonomitë bujqësore që janë bujq të regjistruar dhe kanë marrur subvencione prej nën masave themelore nga Programa për mbështetje financiare për bujqësi për vitin 2017. Këta përfitues do të marrin subvencione 20% më të larta në shumën totale të paguar nga subvencionet themelore të vitit 2017.
Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimut rural do të vazhdojë me pagesën jo selektive të mjeteve të subvencioneve në periudhën e ardhshme. Mjetet e subvencioneve, pa përzgjedhje për të gjithë ata që kualifikohen për ndihmë financiare, paguhen brenda një dite.