Selami uron Ramazanin: Të solidarizohemi me njëri tjetrin dhe të jemi në ndihmë të atyre që kanë nevojë për mbështetjen tonë!

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, drejtori i Byrosë për Metrologji Abdul-Selam Selami përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e këtij muaji të shenjtë.

Marketing

Selami mes tjerash ka shkruar:

Të nderuar vëllezër e motra,
Nga sonte nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit. Muaji i agjërimit, mirësisë dhe solidaritetit.

Andaj, më lejoni t’ju uroj agjërim të lehtë, lutje të pranueshme dhe bereqet në sofrat tuaja!

Të solidarizohemi me njëri tjetrin dhe të jemi në ndihmë të atyre që kanë nevojë për mbështetjen tonë!

Me respekt,
Abdul-Selam Selami