Selami: Vazhdojmë me investime kapitale në fshatrat shqiptare

Sot bashkë me Drejtorin e Agjencisë z.Babovski dhe Kryetarin e Komunë së Sopishtës z.Trpkovski inspektuam projektet e finansuara nga Agjencia për mbështetje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural .
Këto projekte përbëjnē rekonstruim të rrugëve në fshatin Patishka Rekë , Drzhillovë dhe Sonje e Poshtm.
Pa marrë parasysh pozitës gjeografike, do të investojmë për zhvillim rural në çdo cep të vendit!
Në Patishka Rekë dhe Dërzhillovë po krijohen kushte më të mira infrastrukturore për tu lidhur me Shkupin.
DEKLARATA IME E PLOTË PËR MEDIA :
Siç mund të shohim, Rikonstruimi i rrugës lokale nga fshati Patishka Rekë dhe fshati Dërzhillovë që lidh me rrugën regjionale është në fazën përfundimtare.
Kjo pjesë është shumë e rëndësishme për mbi 1500 qytetarë të këtyre vendbanimeve dhe lehtësim i madh për tu lidhur me Shkupin.
Bëhet fjalë për sipërfaqe prej përmbi 3km e cila më herët ishte në gjendje shumë të keqe. Përmes këtij projekti krijojmë kushtet e nevojshme për qytetarët të kenë infrastrukturë kualitative përmes së cilës do të sigurohet lëvizje e shpejtë e mallrave dhe shërbimeve.
Përveç këtij projekti i cili është me vlerë afër 13,3 milion denarë, në Sopishtë do të realizohen edhe dy të tjerë, përkatësisht do të ndërtohen dhe rikonstruohen edhe tre rrugë në Sonje të poshtme. Shuma e përgjithshme e mjeteve të cilat përmes projekteve do të investohen në këtë pjesë të shtetit është 20 milion denarë, dhe kësaj shume duhet t’i shtohet edhe projekti i Rajonit të Planifikimit.Gati se në të gjitha komunat ose janë duke mbaruar procedurat e tenderimit ose po realizohen me zhvillim të plotë mbi 200 projekte në vlerë prej 38 milionë euro të cilat janë miratuar nga Agjencia.
Me mjetet nga Programa për zhvillim rural, mundësojmë kushte kualitative për jetën e qytetarëve të vendeve rurale dhe punojmë për krijimin e zhvillimit të barabartë rajonal në të gjitha pjesët e vendit tonë.
Obligim i ynë është që përmes masave dhe politikave të cilat i krijojmë si Qeveri, t’i motivojmë qytetarët të hapin bizneset e tyre dhe ti zhvillojnë vendet e vogla rurale pa marrë parasysh pozitën e tyre gjeografike. Vetëm me krijimin e kushteve kualitative për jetesë mundemi të ndikojmë në shpërnguljen e rinisë, respektivisht ti mbajmë në vendlindje.

Marketing