Selami: Vazhdojmë me pagesa në kohë dhe jo selektive të subvencioneve

Zv. Drejtori në Agjencionin për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abduselam Selami informon se pagesa e subvencioneve për oriz dhe qumësht po realizohet në kohë dhe në mënyr joselektive.

Marketing

Vazhdojmë me pagesa në kohë dhe jo selektive të subvencioneve. Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimi rural dje dhe sot ka paguar gjithsej 195 milion denarë subvencione për oriz dhe qumësht.

Nga kjo shumë 153.4 milion denarë janë për subvencionimin e rregullt për qumështin për 6.742 blegtorë dhe 41.4 milion denarë për subvencionimin shtesë prej 5 denarësh për orizin e dorëzuar për 1,130 fermerë.

Marketing