Ballina Aktuale Selami: Vendime të duhura në momentin e duhur!

Selami: Vendime të duhura në momentin e duhur!

Zëvendësdrejtori në Drejtorinë për të ardhura publike Abduselam Selami informon për masat e miratuara në seancën e sotme të Qeverisë konkretisht uljen e tatimeve për produktet e caktuara.

Marketing

Këto masa sipas tij do të ndikojnë pozitivisht në buxhetin familjar dhe ekonomisë së vendit.

Postimi i plotë:

Vendime të duhura në momentin e duhur!
Qeveria në mbledhjen e sotme, miratoi 26 masat në përkrahje të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit, të cilat përfshijnë:

➡️Ulje të normës së autotizuar të TVSH-së për produktet bazë të ushqimit nga 5% në 0%.

➡️Ulje e normes së TVSH-së prej 18% në 10% gjatë qarkullimit te energjencave (Dizel, benzinës pa plumb, naftë gazi, gazit të naftës së lëngshëm).

➡️Lirim nga pagesa e TVSH-së gjatë importit të gazit natyror dhe energjisë elektrike, energjisë termike ose energjisë së ftohjes.

Këto masa jemi të bindur që do të ndikojnë pozitivisht në buxhetin familjar dhe ekonomisë së vendit dhe shpresojmë se bashkërisht, ashtu siç tejkaluam krizën ekonomike shëndetësore të shkaktuar nga COVID 19, do të tejkalojmë edhe këtë krizë globale që ka kapluar të gjitha shtetet.

Marketing
Exit mobile version