Ballina Lajme Botë Spitali i fëmijëve cak i rusëve: Dalin pamje të reja nga mizoria...

Spitali i fëmijëve cak i rusëve: Dalin pamje të reja nga mizoria në Mariupol

Po vazhdojnë edhe më tej sulmet pa dallim të ushtrisë ruse ndaj civilëve, shkollave, spitaleve e vendbanimeve në Ukrainë. Tashmë kanë dalur pamje të reja nga mizoria e shkaktuar në Mariupol, shkruan Gazeta Metro.

Marketing

Më herët u raportua se në qytetin jugor të Mariupol, ku tash e dy javë po zhvillohen luftime të ashpra, spitali i fëmijëve eshtë bombarduar nga armata pushtuese ruse.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po ashtu tha se ka fëmijë që janë nën rrënoja të ndërtesës që u godit nga rusët, ndonëse ende nuk dihet se a ka viktima.

Zelensky bëri thirrje që qielli ukrainas të shpallet zonë e ndaluar fluturimi nga NATO menjëherë, duke e kritikuar Perëndimin se janë duke humbur humanizmin e tyre.

Sulmet pa dallim të ushtrisë së Putin kanë filluar që nga dita e parë, me shumë civilë që raportohen të vrarë, numër që sipas OKB-së vlerësohet të jetë së paku rreth 300.

https://twitter.com/Channel4News/status/1501626535631020035?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1501626535631020035%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fgazetametro.net%2Fspitali-i-femijeve-cak-i-ruseve-dalin-pamje-te-reja-nga-mizoria-ne-mariupol%2F

Marketing
Exit mobile version