Selami:Krijojmë Ligj për Metrologji, zhvillimor dhe në përputhje me ligjet Europiane

Drejtori i Byrosë së Metrologjisë, Abdulselam Selami njofton se sot në mbledhjen e tretë të Këshillit të Metrologjisë, si pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe dhënia e mendimit për Ligjin e ri për Metrologji, i cili është në fazën përfundimtare të përpilimit dhe pas diskutimeve të shumta nga anëtarët e këshillit, i njëjti solli mendim pozitiv, duke konstatuar se ligji i ri është ligj zhvillimor dhe përputhet me ligjet e Unionit Europian.

Marketing

“Në diskutimet e shumta nga anëtarët e Këshillit, u theksuan arsyet dhe rëndësinë e sjelljes së këtij ligji të ri, si dhe mundësitë që jep ky ligj në zhvillimin e Byrosë së Metrologjisë dhe shëndrimin e tij në një Institut Shkencor për Metrologji.
Si drejtor i Byrosë së Metrologjisë, kërkova mbështetjen e Këshillit si organ këshildhënës, për vizionin tonë dhe sfidat e reja që na presin!”shkruan Selami.