Selami:Pagesa e tatimeve stabile, me rritje nga viti i kaluar

Zv/ drejtori I DAP-it Abdulselam Selami , përmes postimit në fejsbuk njofton se të ardhurat tatimore të realizuara në muajin mars kanë shënuar rritje, krahasuar me planifikimet, respektivisht 18,62 përqind në krahasim me të ardhurat e realizuara në periudhën e marsit të vitit të kaluar, shkruan Akutuale.mk

Marketing

Selami thotë se pagesa e tatimit të fitimit është më e ulët për 4,38 përqind në krahasim me të planifikuarën, ndërsa te tatimi i të ardhurave personale është më i lartë për 4,34 përqind, ndërsa tek tatimi i vlerës së shtuar për 10,75 përqind.Gjithashtu, në periudhën janar-mars është realizuar gjithsej shumë e të ardhurave tatimore prej 20.616.146.000,00 denarë, që është për 3,09 përqind më shumë në krahasim me të planifikuarat dhe afër 8 përqind në krahasim me të ardhurat e realizuara në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar.

Ja postimi I plotë i Selamit:

Të nderuar qytetarë, Sipas analizave dhe të dhënave që kemi si DAP, të ardhurat tatimore të realizuara në muajin mars janë 7.720.610.000,00 denarë dhe është më e lartë për 6.17 përqind në krahasim me të planfikuarën, respektivisht 18,62 përqind në krahasim me të ardhurat e realizuara në periudhën e marsit të vitit të kaluar. Pagesa e tatimit të fitimit është më e ulët për 4,38 përqind në krahasim me të planifikuarën, ndërsa te tatimi i të ardhurave personale është më i lartë për 4,34 përqind, ndërsa tek tatimi i vlerës së shtuar për 10,75 përqind. Në krahasim me të ardhurat e realizuara në mars të vitit 2020, tatimi i fitimit është më i ulët për 1,32 përqind, përderi sa pagesë më të lartë prej 12,55 përqind ka tek tatimi i të ardhurave personale dhe 29,5 përqind tek tatimi i vlerës së shtuar. Gjithashtu, në periudhën janar-mars është realizuar gjithsej shumë e të ardhurave tatimore prej 20.616.146.000,00 denarë, që është për 3,09 përqind më shumë në krahasim me të planifikuarat dhe afër 8 përqind në krahasim me të ardhurat e realizuara në periudhën e njëjtë në vitin e kaluar. Si drejtori, vazhdojmë të jemi transparentë ndaj qytetarët dhe në detaje të japim të dhënat tona që i posedojmë dhe që është nën ingerencat tona si Drejtori për të ardhurat publike.

Marketing