Selami:Përkrahja jonë institucionale po jep fryte të shëndosha, për vendin, për bujqësinë dhe për buxhetet familjare!

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami,   vizitoi  bujkun   Rauf Abduli nga Kumanova, i cili po zhvillon biznesin e tij në mbjelljen e fidaneve të lajthive.

Marketing

“I lumtur që ai sot po shfrytëzon edhe sitemine ujitjes me mbështetjen që paraprakisht ka fituar nga IPARD fondi, si dhe maqinerinë bujqësore Frez i cili ia lehtëson punën në përpunimin e tokës bujqësore. Kjo dëshmon se me vullnet të mirë mund të arrihet që nga një biznes i vogël tash më kjo familje ka krijuar biznesin familjar, të cilin e trashëgojnë edhe anëtarët e rinjë të familjes. Neve si udhëheqës të Institucioneve na mbetet që edhe më tej me përkushtim të krijojmë plane dhe strategji për zhvillimin e bujqësisë, sepse edhe nga vet fakti që vendet më të zhvilluara Evropiane ndajnë buxhet diku 40% për zhvillimin e bujqësisë tregon dukshëm se investimi në këtë sferë do të ndikojë edhe në përparimin ekonomik të vendit. Maqedonia e Veriut, posedon të gjitha potencialet për zhvillimin e bujqësisë, duke pasur parasysh një nga kushtet më të rëndësishme është toka pjellore, andaj përkrahja e bujqve, modernizimi i maqinerive, krijimi i kushteve cilësore të vendeve rurale edhe më tej duhet të jenë një nga prioritetet tona si Qeveri e RMV-thotë Selami.