Zv/drejtori i Agjencisë për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural,Abdul Selam Selami njofton se agjensia ka paguar 61 milion denarë në llogaritë e 1972 subjekteve që kanë ruajtur dhi.
🔴Bëhet fjalë për masën “Pagesa direkte për kokë të dhive të shënuara” ndërsa përfituesit e mbështetjes financiare nën këtë masë janë ekonomitë bujqësore që kan ruajtur dhi e që posedojnë minimum 10 dhi të të gjitha kategorive.
🔴Shuma e pagesave direkte është 1.000 denarë për kokë përkatësisht 1.100 denarë për ekonomitë bujqësore që kanë një numër të paraqitur të krerëve për ndihmë financiare minimum prej 50 deri në maksimum 150 kokë të dhive të të gjitha kategorive.
🔴Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural do të vazhdojë të paguajë subvencione në kohë dhe në mënyrë joselektive për të gjithë personat që kanë të drejtë ligjore të përdorin mbështetje financiare-thotë Selami.