Rreth tre orë kanë zgjatur incidentet në Selanik, për shkak të marrëveshjes për emrin me Maqedoninë.
Pesë persona janë arrestuar, 14 policë janë dërguar në spital për ndihmë të parë, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material rreth panairin ndërkombëtar në qendër të Selanikut.
Një grup i personave të maskuar, janë ndaluar të mos futen në panairin e Selanikut, ku mbahej panel diskutimi, ndërsa sulmuan policinë me gurës dhe drunj. Më pas incidentet u bartën edhe në rrugët e Selanikut.
Paralelisht me incidentet, një grup i qytetarëve nga lëvizja “Fishkëlloj” kanë protestuar në mënyrë të qetë me flamuj grek dhe slogane se Maqedonia është greke.
Duke pasur parasysh se edhe tifo grupi i klubit greke Paok, ka bërë thirrje për protesta, partia Syriza ka kërkuar që klubi futbollistik të mos përzihet në incidente.