Marrëveshja e Prespës është pozitive dhe në interes të dy popujve, mendon deputeti i partisë qeveritare SYRIZA, Konstantinos Selcas.
Në një intervistë për MIA-n, ai shpreson se të dyja palët do t’i përfundojnë me sukses obligimet e parashikuara dhe marrëveshja do të zbatohet, sepse shtetet fqinje duhet të jenë shtete mike.
“Marrëveshja e Prespës është avangardë dhe marrëveshje në interes të dy popujve, nga kjo marrëveshje do të kenë përfitime që të dy shtetet dhe të dy popujt në progres të përbashkët në Bashkimin Evropian. Do ta karakterizoja këtë si shumë pozitive dhe personalisht ju uroj dy kryeministrave që kontribuuan në këtë drejtim”, citon Selcas në intervistë.
Ai është i bindur se edhe përkundër vështirësive nga të dyja palët në fund do të fitojë logjika, do të fitojë e ardhmja e përbashkët duke shtuar se nuk ekziston mënyrë tjetër përveç kësaj që të gjendet një zgjidhje e përbashkët.
“Mendoj se nuk është në interes që të mos gjejmë zgjidhje, sepse nuk mundet të presim më tepër, duhet të fitojmë miq, ndërsa mik është gjithmonë fqinji, kështu që në çfarëdo lloj mënyre kjo Marrëveshje duhet të kalojë”, thotë Selcas.
Në pyetjen për disa projekte konkrete ai u përgjigj se kanë biseduar për bashkëpunim që duhet të jetë bashkëpunim kuvendor që të përafrohemi, që siç thotë ai, ta njohim fqinjin dhe ta shohim kush jemi dhe çfarë kërkojmë.
Ai foli edhe për reagimet në të dyja vendet duke i cilësuar si nacionalizëm nga të dyja palët, dhe se njëra anë e ushqen anën tjetër.
Në pyetjen e fundit se çfarë do t’i rekomandonte fqinjëve një javë para referendumit deputeti i SYRIZA-s thotë se e nevojshme është që javën e ardhshme, PRO-ja për referendumin të fitojë shumicën dërmuese duke shprehur edhe mendimin e tij se edhe ai është për “PRO”.