Ballina Aktuale Selmani: Është fakt i pamohueshëm që Izet Mexhiti do t’i marrë vota...

Selmani: Është fakt i pamohueshëm që Izet Mexhiti do t’i marrë vota BDI-së, por sa dhe ku, do të mbetet të shihet

Ish ministri i Shëndetësisë njëherë dhe kryetar i ish DR-së, Imer Selmani në “Summer Click” në TV21 tha se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka elektorat të trashëguar pasi Mexhiti ka qenë për gati 20 vjet nënkryetar i BDI-së. Selmani thotë se kjo parti do t’i marrë vota BDI-së, po se sa dhe ku, do të duhet të shohim në zgjedhje.

Marketing

“Nuk ka dyshim se do të marrë një pjesë të votave nga kontoja e BDI-së, për shkak se janë të njëjtit njerëz, por sa dhe si dhe ku, është shumë herët për arsye se ajo parti politike është në zanafillën e vet, në themelimin, në shtrirje, do të shohim sa do të arrijë që në çdo komunë ku jetojnë shumica shqiptarëve të krijojnë strukturat e veta”, theksoi Selmani.

Marketing
Exit mobile version