Selmani: Ku ishin dhe kush ishin në 2001 këta ‘patriot të vonuar’ që sot nuk duan të quhen 20 për qind

KU ISHIN…?! EDHE KUSH ISHIN…?! – ATËHERE NË 2001- KËTA-„PATRIOTËT E VONUAR“…! – QË SOT NUK DUAN TË QUHEN 20%…?!!!

Marketing

Shkurt-Mars 2001- bëhen lëvizjet dhe veprimet e para në terren të hapur në Karadak të Likovës edhe në Malësinë e Sharrit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare…!
Mars-Prill 2001 – „Qeni i keq ta sjell Ujkun në Torishtë“…!- Bedredin Ibrahimi-Sekretar i Përgjithshëm i PDSH-së.!, Ministër i punës dhe politikes sociale në Qeverinë e RM-së…!!!

Shtator-Tetor 2001 – „Peshqesh-Hedie një-Revolver të Posaçëm për – Ministrin e Punëve te Brendshme Lube Boshkovskin“…!- për: „Kryerjen e Detyrës së dhënë me Sukses nga Shteti- në asgjësimin dhe fitoren kundër UÇK-se“…?!!!-Dhënë nga Zëvendësministri i Punëve të Brendshme-Refet Elmazi…! Njeri nga figurat kyçe të PDSH-së së asaj kohe…!!!

Nëse nuk gaboj …!-edhe disa“ Patriot të Vonuar“ që tani po shesin përralla e demagogji ishin pjesë bazë e kësaj Garniture- që e ceka me lartë…!- si para 2001, po besa edhe më pas…!!! Përderisa për më shumë se gjashtë muaj me radhe në Karadak të Likovës, në Malësi të Tetovës e në Malësi të Shkupit-Digjej Toka…!,- koha kur ky territor edhe kjo Popullate përjetoi tmerrin edhe sakrifikoi absolut gjithçka që kishte…!!!, më shumë se 2/3 tjetër e Territorit të banuar me Shqiptarë në Maqedoninë Perëndimore, më shume pak përjashtime- jo të gjithë…!-„Bënte Sehire“…!/e shihnin Luftën e Vitit 2001 vetëm në Tv, edhe jepnin Mendime e Konkluzione duke pi çaj Rusi-nëpër Kafenetë edhe Çajtoret e Bit Pazarit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës e Strugës…!-duke na shite mend se çfarë është mirë …?!!!, çfarë nuk është…?!!!, edhe si duhet të ishin bëre gjerat…!, duke mos dhënë e sakrifikuar absolut asgjë nga vetvetja e tyre…!!!

Burra pyesni njëherë veten ku ishit…?!, edhe cilët ishit Ju atëherë në 2001-kur „Zoti i vendoi Burrat në Kandarë“…?!!!- atëherë kur ishte Momenti ti Dalim Zot Vendit edhe Kombit…!!! Çfarë bëtë Ju atëherë oh të Pafytyrë…?!!!
Për atë tani ju them hapur: Leni përrallat e kopallat…!, lëreni demagogjinë, hipokrizinë dhe injorancën tuaj te brishtë anësh, sepse në asnjë mënyrë Sot nuk do te mund te mashtroni absolut askënd-kinse Luftoni për te Drejtat e Shqiptareve, e në fakt te gjithë e dinë qe nuk bëni asgjë tjetër, por ngjani si zagar për interes tuajin politik dhe financiar personal e klanor- edhe absolut për asgjë tjetër…! Turp

Dr. Bujar Selmani, f.Vaksince, Komuna e Likovës

Marketing