26/12/2024
Ballina Aktuale Sem Fabrizi: S’ka stabilitet në rajon pa marrëveshje Serbi-Kosovë

Sem Fabrizi: S’ka stabilitet në rajon pa marrëveshje Serbi-Kosovë

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se pa normalizimin efektiv dhe të plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut, nën udhëheqjen e BE-së, nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë në rajon.

Në një mesazh në Twitter, ai bëri thirrje për një normalizim konstruktiv të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe plotësisht të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me anë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, në mënyrë që ata mund të përparojnë në rrugët e tyre përkatëse evropiane”, ka shkruar ai.

Marketing