Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj, njëkohësisht edhe shoqja më e ngushtë e Bora Zemanit, ka postuar një video në TikTok që i ka bërë fansat të dyshojnë se ky veprim mund të jetë një “diss” për Beatrixin.
Të gjithë e dimë tashë historinë më të përfolur në mediet rozë, të cilat patën në qendër Beatrixin, Donaldin, Borën dhe Semin.
Nga kjo ngjarje Beatrix Ramosaj u cilësua nga fansat e emisionit si “vajza që i mori të dashurin Bora Zemanit.”
Në videon e TikTok-ut Semi, ka vendosur në sfond këngën “Llafe llafe” të Dafina Zeqirit dhe krahas saj shkruan “S’ka faj jo”.
Mes rreshtash artistja këndon:
“Kur na dyt e dina
Qe kena mu nda
Je tu e pa
Un t’thom ty
Sa Llafe llafe?
Lidhja kaq e pati”Aq u desh që fansat të kuptonin se kënga mund t’i jetë dedikuar artistes duke komentuar në videon e saj: “Diss Beatrix”,
Ramosaj pak ditë më pare ka publikuar këngën e saj të pare pas daljes nga shtëpia me titullin “Faj” dedikuar të dashurit të saj Donaldit.
https://www.tiktok.com/@semijaupaj/video/7059795825592929541?is_copy_url=1&is_from_webapp=v1&refer=embed&referer_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2F&referer_video_id=7059795825592929541