Sëmuret Dua Lipa

Dua Lipa është detyruar ta anulojë koncertin e saj të radhës për shkak të problemeve shëndetësore.

Marketing

Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka thënë se ndihet me zemër të thyer derisa ua ka bërë me dije fansave këtë lajm, të premten.

“Me zemër të thyer më duhet t’ju njoftoj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të laringjitit. Me udhëzim të mjekut tim, unë duhet të pushoj së kënduari për disa ditë, në mënyrë që të rikuperohem tërësisht”, ka shkruar Dua.