SHBA edhe me hapa konkret do të mbështetë Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin drejt BE-së. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani Rezolutën e SHBA-së për hapjen e klasterit të parë me BE-në, e vlerëson si inkurajim të vendit, por edhe inkurajimin e BE-së që duhet të përshpejtohet integrimi evropian i shtetit në Union.
“Ka propozim nga katër senatorë, dy demokratë dhe dy republikanë të Rezolutës, që do të jetë erë në velat e shtetit tonë për anëtarësim në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht sepse mbështetet nga të dyja palët, si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët të cilët janë të njëzëshëm, që do të thotë se në ShBA kemi konsensus absolut në mbështetje të Maqedonisë së Veriut. Në Rezolutë theksohet edhe takimi i Blinkenit këtu në MPJ, mbështetja që na ofrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që nënkupton inkurajimin tonë për të vazhduar në këtë rrugë, por edhe inkurajimin se duhet të përshpejtohet rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE”, tha ministri Osmani.
Sipas Osmanit, kjo do të ndihmojë edhe në inkurajimin e shteteve anëtare, në inkurajimin tonë që nuk kemi alternativë përveç anëtarësimit në BE.
“Është edhe mesazh për faktorët politikë këtu që komplotojnë se mund të ketë një alternativë ndaj BE-së, megjithatë, procedurat janë përcaktuar. Ata janë në interesin tonë. Ne vetëm duhet të vazhdojmë këtu për të ruajtur një parashikueshmëri strategjike, veçanërisht për të mos rrezikuar atë parashikueshmëri strategjike tani me zgjedhjet dhe të vazhdojmë të zbatojmë angazhimet për t’u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2030”, deklaroi Osmani.