Senatori amerikan Ron Johnson arrin për një vizitë dyditore në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, kryeministren, Ana Bërnabiq dhe ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq.
Ai është një nga bashkëpunëtorët e lartë të presidentit amerikan, Donald Trump, i ngarkuar me misione të posaçme.
Johnson të dielën është takuar në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me të cilin ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për bisedimet Kosovë-Serbi.