Senatorja Elizabeth Warren, shpalli fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2020.
Senatorja demokrate nga Massachusetts, e njohur për kritikat e saj ndaj bankave dhe korporatave të mëdha, u bë kandidatja e parë e rëndësishme që deklaroi synimet e saj për zgjedhjet presidenciale përmes një video të postuar në internet në prag të Vitit të Ri.
“Klasa e mesme e Amerikës është nën sulm. Si arritëm këtu? Miliarderë dhe korporata të mëdha vendosën të donin më shumë nga torta. Dhe ata i kërkuan politikanëve të iu ndajnë një copë të madhe nga ajo”, tha Warren.