Nëse jeni përdorues i rregullt i rrjeteve sociale duhet të keni vënë re “fëmijën e vogël” që njëkohësisht duket i madh dhe quhet Hasbulla.
Hasbulla është një bloger nga Dagestan, Rusi. Ai gjithmonë ka pasur një numër të madh ndjekësish në internet që nga fillimi i postimit të përmbajtjes në Instagram në vitin 2020, shkruan UNILAD, përcjell prive.
Por njoftimi i tij i fundit në lidhje me një luftë me Abdu Roziq e katapultoi atë në famë në internet brenda natës.
Në videot që ndan ai pretendon se rrahet me fëmijë. Ai madje ka tërhequr vëmendjen e Kanye Ëest, ndër të famshëm të tjerë.
Por, Hasbulla nuk është një fëmijë! Hasbulla është 18 vjeçar, por për shkak të gjendjes së tij, ai shpesh është gabuar për një fëmijë.
Edhe pse asgjë nuk është konfirmuar, është raportuar se Hasbulla ka një Mangësi të Hormonit të Rritjes (GHD), e njohur më shpesh si nanizëm.
Mangësia e këtij hormoni është ajo që shkakton rritje të ngadaltë dhe një pamje dhe zë të ngjashëm me fëmijë.