Serbët i gjuajnë ushtarët e KFOR’it me pelena

Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë.

Marketing

Situatë më e tensionuar raportohet në Zveçan, ku shihen edhe protestues të maskuar. Ndërsa në Leposaviq, protestuesit kanë hedhur vezë dhe pelena në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it amerikan.

Protestuesit thanë se pelenat janë për kryetarin e sapo zgjedhur të Leposaviqit.