Serbët nuk pranojnë të luajnë ndaj Feronikelit

Rados futbalistov ŠK Slovan Bratislava po prvom góle poèas finálového zápasu Slovnaft Cup 2017/2018 vo futbale medzi ŠK Slovan Bratislava - MFK Ružomberok. Trnava, 1. máj 2018. FOTO: SITA/Martin Medòanský

Politika ndërhyn sërish në futboll dhe sërish në një aktivitet të rëndësishëm, të organizuar nga UEFA. Vetëm një muaj e gjysmë pasi dy futbollistë me origjinë serbe dhe trajneri i malit të Zi braktisën ndeshjen me Kosovën, të njëjtën gjë e bëjnë edhe 3 pjesëtarë të Slovan Bratislavës.

Marketing

Sllovakët do të përballen nesër në orën 18:00 me skuadrën kampione të Kosovës, por komuniteti serb u ka kërkuar futbollistëve Aleksander Cavric dhe Dejan Drazic, si dhe trajnerit Vladimir Radenkovic, që të mos luanë sfidën e nesërme.

Të tre këta persona ka në pranuar kërkesën dhe kanë njoftuar drejtuesit e klubit sllovak, se nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Feronikelin, ndërsa lajmi është konfirmuar nga vetë Slovan Bratislava, që ka pranuar verdiktin e serbëve.