Serbët nuk tërhiqen, policia e Kosovës brenda komunës

Tensionet në veri janë rikthyer sërish këtë të hënë, ku serbët lokalë protestojnë, para ndërtesave të komunave duke mos lejuar që kryetarët e zgjedhur shqiptare të nisin detyrën.

Marketing

Gazetarja Linda Karadaku, në një lidhje live nga Zveçani është shprehur se për momentin deri më tani pavarësisht përpjekjeve nuk ka asnjë shenjë për negociata, ku thekson se policia e Kosovës ndodhet në godinën e komunës ndërsa forcat e KFOR përballë protestuesve.

Nga ana tjetër qytetarët serbë në Veri të Kosovës e kanë bërë të qartë se nuk do të largohen.

Sipas gazetares Zveçani duket se është kthyer në epiqendër të tensioneve, ndërsa ka theksuar se ambasadori amerikan në takimin mm dy kryetarët shqiptarët të zgjedhur të komunave nga katër ka deklaruar se nëse qeveria e Kosovës nuk e tërheq vendimin situate mund të përkeqësohet.