Serbët sulmojnë Çeçeninë për flamurin e Kosovës

Kosova ka vite që është shtet i pavarur, por në Serbi ka ende shumë ekstremistë që nuk e pranojnë këtë gjë dhe më tragjikja është se këta ekstremistë janë edhe të veshur me pushtet dhe i lejojnë vetes lloj-lloj broçkullash.

Marketing

Ambasadori serb në Moskë, Slavenko Terzic, ka protestuar për shkak se në stadiumin e Akhmat Grozny, në Çeçeni, valëvitet një flamur i Kosovës.

“Jemi të shtangur, sepse e dimë që politika e jashtme e Rusisë është e tillë që nuk njeh pavarësi të Kosovës. Presim urgjentisht që autoritetet lokale të respektojnë pozicionin zyrtar të Moskës”, tha Terzic.

Gjithsesi, presidenti i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, ka shpjeguar se flamuri i Kosovës është në “Akhmat-arena” prej vitesh, që kur Bernard Berisha firmosi për klubin çeçen.

“Politika nuk ka asnjë lidhje, ne kemi një lojtar nga Kosova dhe për këtë arsye është vendosur edhe një flamur i vendit të tij.

Edhe një zyrtar i klubit çeçen foli për këtë çështje: “Flamuri është aty që kur Berisha është anëtar i ekipit tonë. Pse duhet të fluturojë elefanti? Nuk marr vesh nga politika. Di të shpjegoj vetëm që në tribuna janë flamujt e gjithë lojtarëve tanë, nuk ka rëndësi nga janë, nga Rusia, Shqipëria, Kosova, e të tjerë”.

Sipas mediave lokale në Çeçeni, flamuri është hequr nga tribuna, pas urdhrit të ardhur nga Moska, por klubi ka hequr gjithë flamurët nga tribunat, si shenjë solidariteti ndaj Bernard Berishës.